‘Fenomeni’ zgjedh 11-shen më të mirët të gjitha kohërave
28 shkurt 2023
| 15:22
Ronaldo “Fenomeni” ka zgjedhur skuadrën më të mirë të të gjitha kohërave. Qendërsulmuesi i famshëm brazilian e përfshiu vetën në atë njëmbëdhjetëshe, por jo edhe portugezin Cristiano Ronaldo.
Trajneri ideal i Ronaldos është bashkëkombësi i tij Zagalo dhe skuadra dominohet nga brazilianët, raporton “Globo”. Në portë është italiani Gianluigi Buffon. Në të djathtë të mbrojtjes është Cafu, ndërsa në të majtë është Roberto Carlos.
Në qendër të mbrojtjes janë gjermani Franz Beckenbauer dhe italiani Paolo Maldini. Në mesfushë Ronaldo zgjodhi bashkatdhetarin Zico dhe argjentinasin Diego Armando Maradona, kurse në sulm argjentinasin Lionel Messi dhe brazilianët Pele, Ronaldinho dhe Ronaldo (Fenomeni).