“Fenty” i jep Rihanna-s statusin e gruas më të fuqishme në botë

12 dhjetor 2021 | 11:19

Këngëtarja e njohur, Rihanna prej kohësh ka marrë një pauzë në profesionin e saj, por edhe pse nuk këndon më si në vitet e para të karrierës, ajo sërish është cilësuar si gruaja më e fuqishme në botë nga prestigjozja “Forbes”.

Sipas “Forbes”, ky titull ka ardhur pasi ajo ka pasur sukses të madh falë linjës kozmetike “Fenty Beauty”, ku ka fituar më shumë se 550 milionë dollarë të ardhura në vitin 2020.

Këngëtarja gjithashtu ka 30 përqind të aksioneve në linjën e të brendshmeve Savage x Fenty, e cila mblodhi para në vlerë prej 1 miliardë dollarësh në shkurt të vitit 2021.

Rihanna është ndër emrat e paktë të grave që kanë statusin e miliarderes në moshën e saj.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pasi një tornado e fuqishme preku pjesë të ndryshme SHBA-së,…