Feraj: Falënderimi i takon Albinit
Këshilltari politik i kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, Hysamedin Feraj, ka lartësuar si asnjëherë ndokush më parë shefin e tij.
Feraj nëpërmjet një postimi në “Facebook”, ka shprehur nervozë nga kritikat që po i bëhen pushtetit në krye me Kurtin për “Zajednicën”.
“Nuk thoshin kot ‘Albini i bën të gjithë më të mirë’! Tani të gjithë janë bërë aq patriotë, aq kundër ‘Zajednicës’, sidomos Lumiri, Memli dhe grenellistët, sa le të tradhtojë kur të dojë Albini, ata nuk lënë as mizën të kalojë nga Serbia në Kosovë, e lëre më ndonjë propozim i saj në dëmin tonë! Madje edhe sikur kiameti të bëhet!”, ka shkruar Feraj.
Këshilltari i Kurtit në këtë postim ka pasur edhe një formë të çuditshme madhërimi për këtë të fundit.
“Dhe kishte skeptikë që thoshin se me 14 shkurt nuk ka ndodh ndryshmi! Falënderimi i takon Albinit”, ka shkruar ai.