
Feraj i LV-së: Mos u tut Ramush, nëse je i pafajshëm para drejtësisë
06 shtator 2021
| 14:47
Zyrtari i Lëvizjes Vetëvendosje, Hysamedin Feraj, i është kundërpërgjigjur liderit të AAK-së, Ramush Haradinaj, i cili ka kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Albin Kurti.
Në profilin e tij në “Facebook”, Feraj ka shkruar se Albin Kurti nuk çon askënd në burg, ndërsa drejtësia mundet.
Sipas tij, Haradinaj nuk duhet të ketë frikë nëse është i pafajshëm para organeve të drejtësisë.
Postimi i plotë i Ferajt:
“Ku po na çon?” Albin – pyet Ramushi në shumës.
Mbase mirëfilli donte me ditë: në Dyz a në Dubravë?!
E ka kap frika.
Mirëpo Albini nuk çon askënd në burg. Drejtësia mundet, mbasi të provohet faji.
Prandaj, mos u tut Ramush!
Sigurisht, nëse e di veten të pafajshëm para drejtësisë.