Feraj me gjuhë të rëndë: Ramushi nuk po tregon pse Serbia nuk e ka vrarë atë por vëllezërit e tij në luftë

26 shtator 2022 | 13:01

Anëtari i Lëvizjes Vetëvendosje, Hysamedin Feraj edhe njëherë ka shkruar në “Facebook” në mbrojtje të shefit të tij në parti, kryetarit të saporizgjedhur të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurtit.

Në këtë postim, ai thotë se opozita po e mbron Serbinë.

Ai ka folur me gjuhë të rëndë ndaj kryetarit të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës duke thënë se: “Ramushi vazhdoi të ankohet pse Serbia nuk e ka vrarë Albin Kurtin në burg, pa dhënë përgjigje pse nuk e ka vrarë Ramushin gjatë luftë por vëllezërit e tij, dhe pse mbas lufte Vuçiqi e dërgoi natën e me urgjencë Listën serbe që ta bëjë Ramushin kryeministër!”

Feraj thotë se një javë më parë, Vuçiq u ankua pse e ka liruar nga burgu Kurtin.

Postimi i plotë i tij:

No description available.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Tifozët “Dardanët” kanë bërë thirrje për mobilizim të të gjithëve…