Ferat Shala: Bedri Hamza pas 9 shkurtit do t’i jap një kahje më të mirë edhe Shtimes
Ferat Shala nga PDK ka thënë se me Bedri Hamzën kryeministër do t’i jipet kahje tjetër Shtimes.
Postimi i plotë:
Sot takuam strukturat e PDK-së në Shtime, të cilët janë të gatshëm e të përgatitur për zgjedhjet e 9 shkurtit. 9 shkurti do t’i jap një kahje më të mirë edhe Shtimes, sikurse të gjithë Kosovës. Këtë mund ta bëjë dhe di ta bëjë vetëm PDK-ja dhe kandidati i saj për kryeministër, Bedri Hamza.
Për dinamikën e fushatës dhe alternativën qeverisëse që do ta shpalosim para qytetarëve, diskutuam me kryetarin e degës së PDK-së në Shtime, Rrahman Jakupin, anëtarin e Kryesisë në nivel qendror, Fehmi Mujota, me kandidatët për deputetë nga kjo degë, Naim Ismajlin e Aulona Sylën, dhe me kandidatët e kolegët deputetë, Xhavit Halitin e Rashit Qalajn.