Ferat Shala: Drenica qëndron fuqishëm në mbështetje të PDK-së
Kandidati për deputet nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Ferat Shala, ka thënë se qytetarët janë të mobilizuar si asnjëherë më parë për ta mbështetur këtë parti në zgjedhjet e 14 shkurtit.
Shala ka thënë se një mobilizim i tillë është parë edhe gjatë takimeve në disa fshatra të Drenasit. Në këtë kontekst, Shala ka thënë se Drenica qëndron fuqishëm në mbështetje të PDK-së dhe programit të saj.
Qytetarët e Kosovës janë mobilizuar si asnjëherë më parë për ta mbështetur Partinë Demokratike të Kosovës. Kjo u pa edhe mbrëmë në nëndegët e partisë sonë në Shtuticë, Polluzhë dhe Gllobar, ku patëm rastin ta shpalosim programin për rimëkëmbjen ekonomike të Kosovës në katër vitet e ardhshme Qytetaria aktive e kësaj pjese të Drenicës, edhe në këto zgjedhje, po kërkon nga ne përfaqësuesit e partive politike, politika programore konkrete për zhvillimin të gjithëmbarshëm të vendit tonë.
Drenica qëndron fuqishëm në mbështetje të programit ‘Rimëkëmbje’ të PDK-së”, ka shkruar Shala në llogarinë e vet në “Facebook”.
Ferat Shala në listën e kandidatëve për deputetë nga radhët e PDK-së mban numrin 14.