Ferat Shala: Jakup Krasniqi, figurë emblematike e UÇK-së dhe shembull i luftëtarit të drejtë

04 nëntor 2020 | 12:44

Ish-eprori i lartë i UÇK-së dhe deputeti i PDK-së, Ferat Shala, ka reaguar pas bastisjes së shtëpisë se ish-zëdhënesit të UÇK-së, Jakup Krasniqi nga ana e Gjykatës Speciale.

Në profilin e tij në “Facebook”, Shala ka shkruar se veprime të tilla janë arrogante dhe për të krijuar spektakle pa asnjë nevojë.

Deputeti Shala ka thënë se Jakup Krasniqi është figurë emblematike e UÇK-së, shembull i luftëtarit të drejtë, intelektualit dhe njeriut të pathyeshëm përballë sfidave atdhetare e jetësore!

Reagimi i plotë i Shalës:

Ky trend i bastisjeve arrogante nga ana e EULEX/Gjykatës Speciale, po dëshmon që qëllimi i tyre është të krijojë spektakle, shumë zhurmë dhe hi, pa asnjë nevojë për masa të tilla, qoftë procedurale, apo sigurie, përderisa luftëtarët e UÇK-së nuk i kanë ikur drejtësisë.

Jakup Krasniqi është figurë emblematike e UÇK-së, shembull i luftëtarit të drejtë, intelektualit dhe njeriut të pathyeshëm përballë sfidave atdhetare e jetësore!

Si bashkëluftëtar, si nxënës i juaj dikur, si mik, nuk kam asnjë dilemë që do t’a kalosh edhe këtë sfidë, me krenarinë e pastërtinë prej çlirimtari e atdhetari, ashtu siç veprove edhe në atë epokë të lavdishme të kombit tonë.

Si gjithmonë, jemi me ju!

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Policia e Austrisë është vënë në lëvizje për të kërkuar…