Ferat Shala: Kokëlartë e faqebardhë, si dje dhe sot, bashkëluftëtarët e mi!

05 nëntor 2020 | 17:24

Deputeti i PDK-së, Ferat Shala, ka reaguar pas konfirmimit të fundit të akuzave ndaj Hashim Thaçit dhe Kadri Veselit nga Dhomat e Specializuara në Hagë.

Shala, përmes një postim në rrjetin social “Facebook” ka ftuar bashkëluftëtarët e tij që të jenë kokëlartë e faqebardhë.

“Fati ju takoi për t’i vu themelet e çlirimit dhe pavarësisë. Sot, ju jeni bashkë për të mbrojtur të vërtetën historike, emrin e lirisë, të shtrenjtën dhe të shenjtën UÇK.
Kokëlartë e faqebardhë, si dje dhe sot, bashkëluftëtarët e mi!”, ka shkruar Shala në llogarinë e vet në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj, ka marrë…