Ferat Shala paralajmëron publikimin e fotografive ekskluzive të UÇK-së

04 nëntor 2018 | 10:54

Ish-ministri i Mjedisit dhe Planifikimit hapësinor dhe ish-eprori i lartë i UÇK-së, Ferat Shala, ka paralajmëruar publikimin e një albumi ekskluziv me foto të papublikuara nga lufta e UÇK-së.

“Të nderuar miq, dua të ndajë me Ju disa fotografi nga arkivi im që përfshijnë kohën e angazhimit në Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës. 

Po fillojmë sot me këtë foto të realizuar në dimrin e vitit 1999 ne Malet e Berishës, për të vazhduar në javët në vijim me fotografi tjera shumica e të cilave të pa publikuara më parë.

Të gjitha këto fotografi do të jenë pjesë e një publikimi ekskluziv që shumë shpejtë do të jetë në duart tuaja”, ka shkruar Shala në llogarinë e vet në “Facebook”.

https://www.facebook.com/1675660662709429/posts/2257217904553699/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Zëvendëskryeministri Enver Hoxhaj ka bërë me dije se Kosova është…