Ferat Shala publikon për herë të parë një fotografi me Sylejman Selimin
Ish-ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor dhe ish-eprori i lartë i UÇK-së, Ferat Shala, ka publikuar një fotografi e cila është bërë në Drenicës në vitin 1998.
Në këtë fotografi përpos Shalës është edhe ish-komandanti i shtabit të përgjithshëm të UÇK-së, Sylejman Selimi dhe Shaban Shala, etj.
Shala në llogarinë e vet në “Facebook”, ka shkruar se pa kontributin e Sulejman Selimit, i cili po mbahet padrejtësisht në burg nuk do të finalizohet procesi i transformimit të FSK-së.
“Tani kur procesi i formimit të Ushtrisë së Kosovës është drejt finalizimit, është më se e qartë se ky progres nuk do të arrihej pa kontributin e pa kompromis të komandantit të UÇK-së, TMK-së dhe FSK-së, Gjeneral Sylejman Selimi, i cili edhe sot padrejtësisht po paguan çmimin e shtet ndërtimit të Kosovës.Foto: Likovc, Drenicë, 1998.
Nga e djathta në këmbë: Ferat Shala, Sylejman Selimi, Shaban Shala, Ramadan Krasniqi e Halil Bytyçi (Therra). Ulur: Sokol Krasniqi, Hysni Shabani dhe Ahmet Zabeli”, ka shkruar Shala.