
Ferat Shala: Qeveria e re do të bëhet nga opozita, me në krye Bedri Hamzën
Qeveria e re që formohet do të jetë qeveri e opozitës, është shprehur i bindur kandidat i Partisë Demokratike të Kosovës për deputet, Ferat Shala.
Sipas tij, i takon Vetëvendosjes si parti e parë të ndërmerr nismën për themelimin e institucioneve dhe qeverisë, por se, në rastin që nuk e bën, atëherë opozita i ka numrat dhe do të ndërtojë qeveri.
“Pra, shumica e qytetarëve kanë deklaruar se janë për ndryshim dhe për një qeveri tjetër. Ajo qeveri, sigurisht që është e planifikuar sepse Kushtetuta dhe legjislacioni e jep se do të jetë qeveri e partive opozitare, e udhëhequr nga lideri opozitar, Bedri Hamza”, tha Shala për gazetën Blic.
“Kandidati jonë për kryeministër, Bedri Hamza e ka bërë të qartë qëndrimin e tij dhe të PDK-së. Ky është qëndrim që ka gjetur mbështetje dhe ka marrë votën e qytetarëve, ne si parti e mbështesim Kushtetutën e Kosovës, që nënkupton i kemi dhënë hapësirë shancë ligjore dhe kushtetuese, shumica që kanë fituar ta bëjnë qeverinë, nëse nuk e bën brenda afateve ligjore, ne jemi të bindur që i kemi mundësitë dhe aleancat me partitë opozitare që ta bëjmë qeverinë e ardhshme”, thotë Shala.