Ferat Shala viziton kullën dhe shtatoren e Ahmet Delisë

01 shtator 2019 | 15:12

Anëtari i Këshillit Drejtues të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Ferat Shala, ka vizituar të dielën kullën dhe shtatoren e heroit të kombit, Ahmet Delia në Prekaz të Skenderajt.

Shala në llogarinë e vet në “Facebook”, ka shkruar se vendet si Prekazi janë freskim i kujtimeve të jashtëzakonshme të së kaluarës dhe frymëzim për përballje me sfidat që kanë përpara.

“Në dinamikën e aktiviteteve të ditës, u ndala për pak qaste te Kulla e heroit kombëtar, Ahmet Delia. Vendet si ky janë freskim i kujtimeve të jashtëzakonshme të së kaluarës dhe një frymëzim për përballje me sfidat që kemi përpara. E kemi obligim t’i ruajmë dhe kultivojmë këto vlera”, ka shkruar Shala.

/Epoka e re/

https://www.facebook.com/FeratShalaOfficial/photos/rpp.1675660662709429/2476887495920071/?type=3&theater

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Rrustë Miroci tash e shumë vite është një emër i…