Ferati i thotë Durmishit: Të gatshëm jemi kurdo për t’ju ligjëruar se si punohet
Kryetari i Istogut Ilir Ferati, është përfshirë në debatin mes shefit të tij partiak Lumir Abdixhikut, dhe zëvendësministrit të Infrastrukturës Hysen Durmishit, rreth rrugës në Bjeshkët e Moknës.
Ferati i tha Durmishit, se komuna e tij mund t’i ligjërojë nivelit qendror se si punohet.
Reagimi i tij erdhi pasi numri dy i Infrastrukturës i tha Abdixhikut të mos mashtronte rreth këtij projekti, sepse Durmishi tha se ky projekt është investim i qeverisë.
“Faza e II-të e projektit “Ndërtimi i rrugës, Istog – Bjeshka e Moknes”. Jashtëzakonisht krenarë që përmes kësaj rruge po hapim shtigje të reja drejt zhvillimit të turizmit dhe ekonomisë në gjithë Kosovën. Ps: Për Durmishin&Co, Projekti Mokna i projektuar nga Komuna, mbikëqyrja e menaxhimi nga Komuna, procedurat e prokurimit që Komuna e Istogut bën për dallim prej jush rezultojnë në ekzekutim të shkëlqyeshëm në teren!”, shkroi Ferati.