Ferdinand Kolaj në krye të demokristianëve të Gjakovës

25 tetor 2020 | 16:31

Sot, në Gjakovë janë mbajtur zgjedhjet e brendshme të Partisë Demokristiane të Kosovës, dega në Gjakovë. Në një garë të nxehtë nga sot demokristianëve gjakovar do t’iu prijë Ferdinand Kolaj. Kolaj pason Anton Shalën kryetarin e deritashëm.

Njoftimin për zgjedhjen e kryetarit e ka bërë vet Kolaj në rrjetin social “Facebook”.

Njoftimi i plotë i tij:

Së bashku ja dolëm, nga sot Kryetar i PSHDK-së në Gjakovë për mandatin 4 vjeçar!

Përfundoj kuvendi zgjedhor i BD-PSHDK-së Gjakovë, një kuvend demokratik dhe me frymë garuese ku ishim tre kandidat për Kryetar, me shumicë të votave u zgjedha Kryetar i PSHDK-së në Gjakovë.

Falënderoj delegatët për besimin e dhënë dhe zotohem se do të punojmë së bashku për të mirën e PSHDK-së.

Falënderojë Kryetarin e deritanishëm z. Shala për punën dhe kontributin e dhënë gjatë mandatit të kaluar!

Na u prift e mbara!

https://www.facebook.com/photo.php?fbid=10158951776318304&set=a.10150896515163304&type=3&theater

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Bashkimi ka fituar Reload Superkupën e Kosovës në basketboll në…