Ferdinand: Luajta i pirë ndaj Arsenal, isha vetëm 17-vjeç

04 janar 2021 | 21:37

Rio Ferdinand, një nga legjendat e gjalla të Manchester United së fundmi ka zbuluar një histori shumë të veçantë të karrierës së tij. Në rininë e tij anglezi ka luajtur edhe me West Ham dhe pikërisht në këtë aventurë është ndalur ai së fundmi.

Ish-mbrojtësi kujton një ndeshje kur ai ka luajtur i dehur. Para një beteje ndaj Arsenal në transfertë në vitin 1996 Ferdinand nuk ishte në listën e ekipit të zgjedhur nga trajneri Slaven Biliq në atë kohë.

Por pak orë para ndeshjes, ndodhi diçka e papritur. Paulo Futre refuzoi të luante sepse drejtuesit nuk i kishin dhënë fanellën me numrin 10. Biliq vendosi që ekipit t’i bashkohet Ferdinand.

Para se të ndodhte kjo Ferdinand kishte pirë tre gota konjak me kola dhe shprehet edhe vetë se ishte “tapë”. Ferdinand shprehet se shpresonte që trajneri të mos e aktivizonte në atë ndeshje, e cila përfundoi me fitoren 2-0 të Arsenal.

“E kujtoj atë kohë si periudhën më të vështirë timen. Kam pirë shumë kur isha te West Ham. Një ditë piva tre gota konjak me kola dhe atëherë isha vetëm 17 vjeç. Isha në stol dhe lutesha në mendjen time që trajneri të mos më fuste në fushë, nuk mund të shkoja”, tregon Ferdinand.

Dhe në fund lutjet e tij nuk u plotësuan sepse Slaven Bilic vendosi ta aktivizojë në minutën e 87-të. Ferdinand luajti dhe në vështirësi e sipër nuk bëri asnjë gafë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Zërat  skeptikë dhe kritikë në media dhe në shoqërinë kosovare…