
Ferdinandi “godet” Sanchezin
15 mars 2018
| 12:55
Ish-mbrojtësi i Manchester United, Rio Ferdinand, ka sulmuar Alexis Sanchez pas eliminimit të “Djajve të Kuq” nga Liga e Kampionëve kundër Sevillas.
“Është hija e lojtarit që ishte tek Arsenal. Atje ishte një pikë referimi dhe adhurohej nga të gjitha. Tani është si një i huaj. Nuk mund ta humbasësh talentin kur ndryshon skuadër”, ka thënë Ferdinand.