Ferdinandi këshillon Kloppin të mësojë nga Fergusoni
Ish-mbrojtësi i Manchester Unitedit, Rio Ferdinand, ka sugjeruar që Jurgen Kloppi duhet të mësojë nga libri i Sir Alex Fergusonit kur bëhet fjalë për rindërtimin e një skuadre.
Liverpooli ka shfaqur një fillim të lëkundur të sezonit dhe ka fituar vetëm katër nga 12 ndeshjet e tyre të para të Ligës Premiere, megjithëse rezultoi fitues 2-0 në ndeshjen e fundit kundër Napolit në fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve.
“Ai (Ferguson) ishte i mrekullueshëm për ta parë ngecjen apo shkëlqimin e lojtarëve dhe duke i ndryshuar ata. Ndërsa ju shikoni, ne po flasim për disa lojtarë në këtë ekip të Liverpoolit, të cilët, ndoshta, janë në perëndimin e karrierës së tyre. Jaap Stam ishte mbrojtësi më i mirë në botë në atë kohë, David Beckham në formën e karrierës së tij, Ruud van Nistelrooy, golashënuesi më i mirë në United, por Fergusoni sapo shihte diçka menjëherë reagonte”, ka vazhduar legjenda e “Djajve të Kuq”.
Ndërsa Liverpooli është ende me shumë nga lojtarët që ishin gjysmë dekade më parë. Ish-mbrojtësi ka përmendur mposhtjen e kapitenit Jordan Henderson që është 32-vjeçar, veteranit James Milner që është 37-vjeçar. Pa harruar edhe sulmuesit Mohamed Salah dhe Roberto Fimino që, gjithashtu, janë mbi të 30-tat.