Ferdonije Qerkezi thotë se nuk i pret të gjallë familjarët e saj
Ferdonije Qerkezi e cila ka humbur të gjithë familjen e saj gjatë luftës në Kosovë, ka thënë se nuk pret që të kthehen të gjallë bashkëshorti dhe djemtë e saj.
Ajo në emisionin Blic Interview ka treguar se trupat e djemve të saj, Artanit dhe Edmondit janë sjellur në Kosovë pas luftës, transmeton Klan Kosova.
“Jo, gjallë nuk i pres, sepse trupat e djemve Artanit dhe Edmondit janë kthyer. Trupat e bashkëshortit Halimit, e djemve tjerë nuk janë kthyer, por për mendimin tim, unë gjallë nuk i pres”.
“Kur ka qenë një delegacion i Kryqit të Kuq, delegacioni i parë në vitin 2005; unë kam shkuar në Parlamentin e Serbisë, në Beograd dhe me vete kam pasur dëshmi dhe fotografi”.
“U jam drejtuar Vukut dhe Draganit: nëse janë gjallë burri dhe djemtë – ja ku jam, pa marrë parasysh çka ka ndodhur me ta, sepse duhet t`i marrë ose të gjallë ose të vdekur”.
“Është e pamundur të mos kem ndonjë lajm nëse janë gjallë, sepse burrin e kam pasur shumë të gjindshëm dhe ka mundur së paku të nisë një letër”.
Ajo ka e treguar një rast kur në Beograd ka njoftuar ambasadorët e shteteve të huaja për rastin e saj dhe mënyrën se si kanë reaguar ata.
“I kanë ngritur duartë lartë nga habia dhe kanë ndjerë dhimbje”.