Ferencvarosi mposhti Prishtinën edhe në ‘Fadil Vokrri’

13 korrik 2021 | 22:24

Ferencvaros është shfaqur skuadër shumë e fortë për Prishtinën edhe në sfidën kthyese në ‘Fadil Vokrri’, duke triumfuar me rezultat 1-3, takim ky i zhvilluar në kuadër të rundit të para kualifikues për Ligën e Kampionëve.

Ishte sulmuesi shqiptari Mryto Uzuni që ndëshkoi skuadrën tonë, duke realizuar het-trik.

Uzuni zhbllokoi rezultatin në minutën e 49-të pas asistimit të Nguen.

Ndërsa, Prishtina u rikthye në lojë pas golit të Mendurim Hotit që u asistua nga Shabani (67′). Por, pastaj Uzuni gjeti golin sërish pas asistimit të Civic (80′).

Kurse, het-trikun e kompletoi pas një gabimi në mbrojtje pas gjashtë minutave.

Me këtë fitore, Ferencvaros kalon tutje, derisa Prishtina tani do garojë në Conference League.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Analizat mikrobiologjike të mostrave të ujit në komunën e Deçanit,…