Ferhan Hasani prezantohet te Partizani
26 janar 2021
| 10:54
Ferhan Hasani është goditja e Partizanit në merkato.
Klubi i kuq kishte arritur marrëveshjen prej disa ditësh dhe fantazisti u pa në derbi dhe në sfidën e djeshme me Teutën në stadium. Në mbrëmje klubi i kuq njoftoi se zyrtarisht Hasani është pjesë e “demave”.
Ditën e sotme ka ardhur edhe prezantimi i sulmuesit, i cili do të mbajë numrin 24. Në konferencë i pranishëm ishte edhe drejtori i përgjithshëm, Olsi Rama. Për Partizanin ky është afrimi i tretë i rëndësishëm.
Më parë Partizani ka prezantuar lojtarë si Valentino Murataj dhe Stenio Junior. Me këtë të fundit Hasani ka qenë shok skuadre te Shkëndija e Tetovës, ku kanë fituar edhe titullin kampion.