Ferid Agani infektohet me Covid-19
Mjeku Ferid Agani ka njoftuar se është infektuar me koronavirus.
Përmes një postimi në llogarinë e tij në “Facebook”, Agani ka bërë me dije se ndodhet në shtëpi duke marrë trajtimin e nevojshëm nën përkujdesjen e familjareve.
“Shpresoj se me ndihmën e Zotit te Madhërishëm dhe kolegeve profesioniste te kësaj lemie do t’ia dal te tejkaloje edhe ketë sprove te radhës. Për momentin ndodhem ne shtëpi duke marre trajtimin e nevojshëm nën përkujdesjen e familjareve”, ka shkruar Agani.
Postimi i plotë:
Pas me shumë se tetë muaj betejë të suksesshme kundër infeksionit Covid në vijën e parë të punës së rregullte me paciente, këto ditë me preku edhe mua ky virus tinzar.
Shpresoj se më ndihmën e Zotit te Madhërishëm dhe kolegëve profesioniste të kësaj lëmie do t’ia dal te tejkaloje edhe ketë sprove të radhës. Për momentin ndodhem në shtëpi duke marrë trajtimin e nevojshëm nën përkujdesjen e familjarëve.
Ju përshëndes përzemërsisht dhe ju lus për mirëkuptim për shkak të pamundësisë që të komunikoje me ju në vëllimin dhe cilësinë e rëndomte. Poashtu ju lus për kujdes të shtuar ndaj këtij infeksioni viral.
Me shumë respekt,
Ferid Agani