Ferid Agani: Kodi Civil po mbahet peng i një paragrafi, është agjendë politike pseudoliberale
Kryetari i Partisë së Drejtësisë ka thënë se neni për martesat në mes të gjinisë së njëjtë, duhet të hiqet nga projektligji i Kodit Civil.
Ai në “Debat Plus” tha se i gjithë Kodi Civil është bërë peng i një paragrafi dhe se tentimi për ta miratuar atë nen është një agjendë populiste e pseudoliberale.
“Tërë ai kod civil është bërë peng i një paragrafi, kjo është një agjendë, pseudoliberale, majtiste e populiste. Po tentohet të shtyhet në Kuvend dhe e cila nuk ka fuqi me kalu. Këtu është baza irrituese”, tha ai.
Sipas tij, kalimi i këtij ligji nuk është kusht për anëtarësimin në organizata ndërkombëtare.
“Kjo është agjendë politike, nuk është kusht i demokracisë. Këshilli i Evropës është institucioni më i thirrur për të drejtat e njeriut, nëse aty nuk vendoset si kusht, pse këtu”, tha ai.