Ferit Idrizi: Do të jem afër zejtarëve tanë që kanë ruajtur e trashëguar këtë profesion
Kandidati për kryetar në komunën e Vushtrrisë, Ferit Idrizi, nga Partia Demokratike e Kosovës, ka vizituar zejtarin Sami Pasona, i njohur si njëri ndër zejtarët e llamarinëpunues në Vushtrri, i cili këtë profesion e kishte trashëguar nga babai i tij, Hajdar Pasoma.
Ndët të tjera, Idrizi ka bërë të ditur se me qeverisjen e tij, bizneset dhe zejtarët do të përkrahen.
Ai ka shtuar se do jetë gjithëherë afër zejtarëve tanë që, me fanatizëm, kanë ruajtur dhe kanë trashëguar këtë profesion.
Ky është postimi i tij i plotë pa ndërhyrje:
“Zejtarët tradicional do të jenë nën përkujdesje institucionale
Sot ishim në vizitë te Sami Pasoma, një ndër zejtarët e njohur si llamarinëpunues, i cili këtë profesion e trashëgoi nga babai i tij, Hajdar Pasoma. Nga afër u njoftuam me punën dhe angazhimin e Samiut në zejen e tij.
E informova se me qeverisjen time, bizneset dhe zejtarët do të përkrahen. Ne do jemi gjithëherë afër zejtarëve tanë që, me fanatizëm, kanë ruajtur dhe kanë trashëguar këtë profesion”.
#kryetaritëgjithëve
https://www.facebook.com/1939555702928079/posts/3021398084743830/?sfnsn=mo