Ferit Idrizi fton në shesh kundërkandidatin Xhafer Tahiri, në debatin final para qytetarëve vushtrrias

08 nëntor 2021 | 14:37

Kandidati për kryetar të Vushtrrisë, nga Partia Demokratike e Kosovës, Ferit Idrizi, ka ftuar kundërkandidatin e tij nga LDK, Xhafer Tahirin për debat final para qytetarëve të Vushtrrisë.

Kandidati Idrizi, ka bërë të ditur se për më shumë se dy muaj me përballjet e debateve të ndryshme zgjedhore, është munduar t’i ofroj argumente për secilin pohim dhe zgjidhje për secilën brengë që kanë qytetarët e Vushtrrisë.

Andaj, për hirë të qytetarëve të tij, i ka bërë ftesë Tahirit në sheshin e qytetit dhe para të gjitha mediave që të flasin për programet e tyre qeverisëse, për të gjitha aferat e tij korruptive dhe keqpërdorimet e parasë publike. Gjithashtu, ai ka ftuar edhe të gjithë palët e tjera me rëndësi, shoqërinë civile dhe akterë të ndryshëm që të bëhen pjesë e këtij debati.

Ky është postimi i tij i plotë pa ndërhyrje:

“Të dashur vushtrrias, Të nderuara media, Ka më shumë se dy muaj qëkur kemi filluar me debate të ndryshme zgjedhore, pothuajse në secilin televizion të vendit. Jam munduar të ofroj argumente për secilin pohim dhe zgjidhje për secilën brengë që kanë qytetarët e Vushtrrisë. Falënderoj të gjithë, për hapësirën dhe korrektësinë e treguar.

Duke qenë në javën e fundit të fushatës, ku angazhimet janë shumë më të mëdha dhe takimet me qytetarë të domosdoshme dhe të rëndësisë së veçantë, kam vendosur që kohën t’ua kushtoj atyre dhe jo debateve. Në ditët në vazhdim, ftoj kundërkanidatin në debat, por para qytetarëve në sheshin e qytetit dhe para të gjitha mediave që të flasim për programet tona qeverisëse, për të gjitha aferat e tij korruptive dhe keqpërdorimet e parasë publike. Gjithashtu, ftoj të gjitha palët e tjera me rëndësi, shoqërinë civile dhe akterë të ndryshëm që të bëhen pjesë e këtij debati.

Shpresoj se organet kompetente komunale do të na japin lejet përkatëse për organizimin e debatit në fjalë”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Anëtari i Presidencës trepalëshe të Bosnje dhe Hercegovinës, Millorad Dodik…