Ferit Idrizi liron nga detyra zëvendësin e tij, emëron Hava Mlinakun në pozitën e nënkryetares

14 maj 2024 | 11:57

Shpetim Zhegrova ka dhënë dorëheqje nga pozita e nënkryetarit të komunës së Vushtrrisë, me ç’rast kryetari Ferit Idrizi ka emëruar Hava Mlinakun në këtë pozitë.

Hava Mlinaku deri më tash ka ushtruar detyrën e drejtoreshës së Administratës në komunën e Vushtrrisë.

Të nderuar qytetarë të Vushtrrisë, ju njoftoj se sot me kërkesë të tij kam liruar nga pozita e nënkryetarit, z. Shpëtim Zhegrova, të cilin e falënderoj për bashkëpunimin dhe korrektësinë e treguar në detyrë përgjatë këtyre viteve si nënkryetar i Komunës së Vushtrrisë. Ndërsa, nënkryetare të Komunës së Vushtrrisë, nga sot kam emëruar, znj.Hava Rruka-Mlinaku, që deri tani ka ushtuar detyrën e drejtoreshës së Administratës”, ka shkruar Idrizi në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Bostoni i afrohet finaleve “play-off” në Konferencën e Lindjes pas…