Ferit Idrizi shkarkon drejtoreshën Mikushnica, emëron Pllanën
Kryetari i Komunës së Vushtrrisë Ferit Idrizi, ka shkarkuar nga detyra udhëheqësen e Drejtorisë për Inspektime, Shqiponjë Hajdari-Mikushnica.
Ky veprim, vjen pasi që një ditë më parë u raportua në media lokale se gjatë orarit të punës nuk ndodhej asnjë zyrtarë i kësaj drejtorie në vendin e punës.
Informata për shkarkimin e drejtoreshës Hajdari-Mikushnica, e kanë konfirmuar burimet e “Epokës së re” në Vushtrri, brenda kabinetit të kryetarit Idrizi.
Hajdari-Mikushnica ishte emëruar në krye të Drejtorisë për Inspektim pas marrëveshjes së koalicionit ndërmjet PDK-së dhe NISMA-s.
Poashtu sipas burimeve tona drejtor është emëruar Bujar Pllana.
Pllana deri tani ka qenë inspektori sanitar i Agjensionit të Ushqimit dhe Veterinës, si dhe anëtar i kryesisë së PDK-së, dega në Vushtrri.