Ferit Keta, për herë të parë kampion bote në kikboks
09 dhjetor 2018
| 11:30
Ferit Keta u shpall për herë të parë kampion bote ne kikboks, pasi mundi turkun Fatih Karakus në Mynih.
Më 8 shtator, ai fitoi në eventin e Dibrës së Madhe në boks dhe kundërshtari shfrytëzoi mediat dhe rrjetet sociale, duke i kërkuar revansh dhe vuri në ring titullin që mbante si kampion bote.
Ferit Keta, që stervitet nga trajneri i mirënjohur Ismail Keta, fitoi bindshëm duke arritur që ta mposhtë rivalin e tij dhe të fitojë një titull Europe.
Kjo ishte ndeshja e 19-të në kikboks për Ketën dhe të gjitha i ka fituar, ndërsa në boks ka 11 ndeshje dhe asnjë humbje.