Ferit Keta për tre raunde e mposhti boksierin serb
29 korrik 2019
| 11:17
Boksierit shqiptar Ferit Keta i janë dashur vetëm tre raunde për ta mposhtur me “konck-out” serbin Slavoljub Mitiq, në duelin e zhvilluar mes të dyve në Maltë.
Dueli i Ketës me boksierin serb ishte kryesori në “Summer showdown” në Maltë, duke qenë se ecuria e boksierit shqiptar është e jashtëzakonshme, ku nuk njeh asnjë humbje në peshën “kruizer”.
Kjo ishte fitorja e 13-të e Ferit Ketës në boks dhe e 110-ta e fituar me “konck-out”, shifra mjaft të mira këto për boksierin 30-vjeçar.