Ferizaj, asfaltohet aksi rrugor Ferizaj-Burrnik-Kashtanjevë

22 qershor 2023 | 12:51

Kryetari i Komunës së Ferizajt, Agim Aliu ka përcjellë nga afër punimet e asfaltimit të aksit rrugor Ferizaj-Burrnik-Kashtanjevë.

Aliu është shprehur se ky projekt infrastrukturor do t’iu mundësojë banorëve të zonës qarkullim më të lehtë, ndërsa pasionantët e natyrës do të kenë qasje më të lehtë në Bjeshkët e Pleshinës.

“Aksi rrugor Ferizaj-Burrnik-Kashtanjevë po asfaltohet, në gjatësinë e dy segmenteve prej 10,5 km, për t’i dhënë mundësinë banorëve të zonës për lehtësi në qarkullim e pasionantëve të natyrës për t’i zbuluar perlën natyrore të Bjeshkëve të Pleshinës e zonën e bukur të Burrnikut dhe Kashtanjevës”, ka njoftuar Aliu.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Protestuesit serbë kanë filluar të mblidhet edhe sot (e enjte)…