Ferizaj befason Dritën, Malisheva shijon fitoren e parë në stinorin pranveror
Ferizaj ka triumfuar me përmbysje të rezultatit, 2:1, në sfidën kundër Dritës, në kuadër të javës së 22-të në Albi Mall Superligë, duke siguruar tre pikë të rëndësishme për mbijetesë.
Kastriot Selmani shënoi gol të bukur për mysafirët në minutën e 53-të, por Ferizaj arriti të barazoi shifrat me një gol të Ergon Hysenit pesë minuta më vonë.
Ndërkohë, Betim Haxhimusa u bë heroi i Ferizajt, duke shënuar golin e fitores në minutën e 85-të, duke dhuruar emocione të mëdha tek tifozët vendas.
Në ndeshjen tjetër, Malisheva fitoi ndaj Drenicës me rezultat 3:1. Sulmuesi Ronald Sobowale i dha epërsinë vendasve në minutën e 12-të, por Drenica barazoi menjëherë më pas me një gol spektakolar të Abazit.
Megjithatë vendasit vazhduan me lojë të mirë, ku Drilon Hazrollaj shënoi nga gjuajtja e lirë, ndërsa Adem Maliqi vendosi rezultatin përfundimtar 3:1, në minutën e 59-të.
Kjo ishte fitorja e parë e Malishevës në stinorin pranveror dhe tani zë vendin e shtatë në tabelë me 24 pikë, ndërsa Drenica mbetet e fundit me 20 pikë.