Ferizaj bëhet me Qendër të Inovacionit dhe Ndërmarrësisë
Ministri i Inovacionit dhe Ndërmarrësisë, Besim Beqaj dhe kryetari i komunës së Ferizajt, Agim Aliu, kanë nënshkruar memorandum mirëkuptimi për financimin e Qendrës së Inovacionit dhe Ndërmarrësisë në këtë qytet.
Nënshkrimi i këtij memorandumi është bërë të premten në një ceremoni të organizuar në Universitetin e Shkencave të Aplikuara.
Me këtë rast, ministri i Inovacionit dhe Ndërmarrësisë, Besim Beqaj, ka deklaruar se Qendra e Inovacionit dhe Ndërmarrësisë do të jetë mundësi e mirë për ferizajasit, në veçanti për të rinjtë, që t’i zhvillojnë idetë e tyre inovative dhe t’i përdorin ato në dobi ekonomike për vendin.
Beqaj ka folur edhe për mundësitë financiare që ka Ministria e Inovacionit dhe Ndërmarrësisë për përkrahje të indeve inovative dhe ato në fushën e teknologjisë.
Kurse, kryetari i komunës së Ferizajt, Agim Aliu, ka falënderuar ministrin Beqaj për përkrahjen në themelimin e Qendrës së Inovaconit dhe Ndërmarrësisë.
Ai ka se themelimi i kësaj qendre është projekt i madh dhe i rëndësishëm për Ferizajn dhe qytetarët e tij.
“Qeverisja ime ka fat dhe si kurrë më parë ka mbështetjen e jashtëzakonshme të Qeverisë së Kosovës, përkatësisht të Ministrisë së Inovacionit dhe Ndërmarrësisë, në krye me Besim Beqajn, i cili që në ditën e parë të qeverisjes sime ka realizuar një vizitë në Ferizaj, duke garantuar fillimin e këtij projekti kaq të madh për komunën tonë”, është shprehur Aliu.
/Epoka e re/