Ferizaj, bindës ndaj Drenicës
02 tetor 2018
| 17:37
Skuadra e Ferizajt ka arritur një rezultat të mirë në ndeshjen e xhiros së tetë në IPKO Superligë, pasi e mposhti Drenicën nga Skenderaj (2-0).
Pjesa e parë e ndeshjes së zhvilluar në Ferizaj u mbyll pa gola 0-0, kurse në pjesën e dytë vendasit patën më shumë nga loja dhe arritën të shënojnë dy herë dhe të marrin maksimumin e pikëve. Në minutën e 67-të, Genc Hamiti e “dënoi” ish-skuadrën e tij, duke shënuar për 1-0, kurse rezultatin final e vulosi Dren Gashi, në minutën e 87-të.
Ndeshjet tjera të kësaj xhiro zhvillohen nesër (e mërkurë) dhe pasnesër (e enjte).
/Epoka e re/