Ferizaj ‘blindon kapitenin, Sadriu: Do të rikthehemi në Superligë
16 qershor 2023
| 15:56
FC Ferizaj ka njoftuar se ka arritur marrëveshje për zgjatjen e kontratës me kapitenin Edon Sadriu. Futbollisti në fjalë është shprehur i lumtur që po vazhdon avanturën me klubin e qytetit, duke premtuar angazhim e rikthim të menjëhershëm në Superligë.
“Ne do të rikthehemi edhe më të fortë. Sot jam shumë i lumtur që kam nënshkruar kontratën e re. Nuk kam pasur dyshime asnjëherë. Ju bëj thirrje bashkëlojtarëve tjerë që mos të mendohen sepse e kemi obligim ta rikthejmë klubin aty ku i takon”, ka deklaruar Sadiu.
/Epoka e re/