Ferizaj: Dënohet me 200 euro shoferin, tejkaloi kolonën e automjeteve

29 mars 2025 | 20:07

Policia e stacionit në Ferizaj ka ndaluar sot një shofer, B. S., 41 vjeç, i cili në rrugën “Ahmet Kaçiku” në Ferizaj, duke drejtuar një veturë Audi me targa vendore, ka kryer kundërvajtje duke tejkaluar kolonën e automjeteve dhe rrezikuar sigurinë e pjesëmarrësve në trafik.

Për këtë shkelje, policia i ka shqiptuar një gjobë prej 200 eurosh, 2 pikë negative në patentë-shofer dhe masën e pezullimit të lejes së drejtimit për 3 muaj.

Policia apelon te të gjithë shoferët që të respektojnë rregullat dhe shenjat e trafikut, duke kontribuar kështu në sigurinë e përgjithshme rrugore.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidentja Vjosa Osmani, ka thënë se Kosova solidarizohet me popullin…