Ferizaj dhe Malisheva ndajnë pikët
Ndeshja mes Ferizajt dhe Malishevës ka përfunduar me rezultat të barabartë 1-1. Në pjesën e parë rastet nuk munguan rastet e shënimit, por gola nuk kishte.
Në pjesën e dytë Ferizaj mbeti me një lojtar më pak në fushë, kur kapiteni i vendasve Edon Sadriu u ndëshkua me kartonin e dytë të verdh dhe u përjashtua nga loja. Pasi kishin epërsinë numerike, Malisheva shtoi sulmet në ofensivë duke kërkuar golin e epërsisë.
Në minutën e 92-të, Malisheva gjeti golin e parë me Drilon Hazrollajn që realizoi nga afërsia për 0-1. Mirëpo në minutën e shtatë shtesë vendasit fituan një penallti pasi Arlind Veliu ndali në zonë Betim Haxhimusën. Nga penalltia, Albion Kurtaj u tregua i saktë për rezultatin 1-1.
Ferizaj vazhdon të mbetet në pozitën e shtatë me 14 pikë, derisa Malisheva ndanë pozitën e parë me 19 pikë me Ballkanin.