Ferizaj dhe Theranda të vendosura për të mbrojtur pyjet nga dëmtuesit
27 prill 2018
| 17:40
Me ftesë të kryetarit të komunës së Therandës, Bali Muharremaj, drejtori i Drejtorisë së Bujqësisë dhe Pylltarisë në komunën e Ferizajt, Burim Bajrami, ka marrë pjesë të premten në takimin e organizuar rreth sfidave në fushën e pylltarisë, saktësisht mbrojtjen e pyjeve nga dëmtuesit dhe masat institucionale që ndërmarrin këto komuna në këtë drejtim.
Në këtë takim, Bajrami ka prezantuar gjendjen e pyjeve në territorin e Ferizajt, masat që ka ndërmarrë dhe po ndërmarr vazhdimisht qeverisja lokale e udhëhequr nga kryetari Agim Aliu për të mbrojtur pyjet nga keqbërësit si dhe shkëmbimin e përvojave institucionale mes dy komunave.
Komuna e Ferizajt dhe ajo e Therandës, janë të vendosur në luftimin e dëmtuesve të pyjeve.