Ferizaj e mposhti Malishevën
13 shkurt 2018
| 14:37
Skuadra e Ferizajt në ndeshjen miqësorë të zhvilluar në Durrës e ka shkatërruar skuadrën e Malishevës, pasi e mundi me rezultat bindës 5-0.
Shënues për skuadrën e drejtuar nga Bylbyl Sokoli ishin Avdyl Haliti me dy gola dhe nga një tjetër shtuan Armend Misini, Fillim Guraziu dhe Nazif Mulaku.
Ferizaj nesër rikthehet nga Durrësi për të vazhduar në Kosovë fazën e tretë përgatitëse për sezonin pranveror.
Redaksia online
(e.r. / epokaere.com)