
Ferizaj e Vushtrria në kërkim të finales
09 maj 2023
| 16:22
Ferizaj e Vushtrria takohen në gjysmëfinale të plejofit në Superligën e Kosovës në hendboll (femrat). Ndeshja e parë luhet të mërkurën prej orës 18:00, ndërsa vendas është Ferizaj.
Skuadra ferizajase ka përfunduar e dyta në pjesën e rregullt të kampionatit. Vushtrria ishte e treta. Kështu përparësinë e terrenit vendas në ndeshjen e tretë eventuale do ta ketë Ferizaj.
Ferizaj u ndal në gjysmëfinale të Kupës së Kosovës dhe synon më shumë në kampionat. Ndërkohë Vushtrria synon tjetër finale, pas asaj të Kupës. Priten ndeshjen interesante dhe me rivalitet.