Ferizaj, fillon projekti i transformimit të Kodrës së Sherretëve
15 nëntor 2023
| 13:10
Komuna e Ferizajt në vazhdën e implementimit të agjendës së gjelbër ka nisur projektin e transformimit të Kodrës së Sherretëve.
Kryetari i Ferizajt, Agim Aliu, ka thënë se kjo hapësirë do të shndërrohet një nga parqet më të bukura të Ferizajt.
“Qeverisja jonë që fokus ka të gjelbërtën po jetësohet përmes projekteve për rregullimin e masiveve të gjelbërta si Kodra e Sherretëve, e cila do të shndërrohet një nga parqet më të bukura të Ferizajt e ku tashmë kemi nisur punimet fillestare të rregullimit të hapësirave në këtë zonë”, ka shkruar Aliu në “Facebook”.