Ferizaj fiton derbin e qytetit
Hendbollistet e Ferizajt e kanë fituar derbin e qytetit. Të shtunën në kuadër të javës së shtatë të Superligës së Kosovës, Ferizaj e mposhti Kastriotin me rezultat 36:33. Simone Keita udhëhoqi Ferizajn me 11 gola. Ivana Bojoviq i shtoi 7, kurse Albulena Kelmendi i kishte 6 gola.
Te Kastrioti u dallua Puhiza Gashi me 11 gola. Nga 5 i shënuan Luljeta Sopjani, Lorena Matarova e Kosovare Stagova.
Të shtunën u zhvilluan edhe ndeshjet tjera të javës së shtatë. Lideri Istogu ka shënuar fitoren e radhës. E ka mposhtur Dukagjinin me rezultat të lartë, 65:27. Vushtrria fitoi ndaj Shqiponjës me rezultat 43:32. Prishtina e Vëllaznimi fituan si mysafirë.
Prishtina e mposhti Samadrexhën me rezultat 33:28, kurse Vëllaznimi fitoi ndaj Jusuf Gërvallës në Deçan me rezultat 29:26.