Ferizaj fiton Kupën në të dyja konkurrencat

01 prill 2025 | 13:00

KV Ferizaj është fitues i Kupës së Kosovës 2024, pasi triumfoi në finalen e zhvilluar ndaj Dritës me rezultat 3:1. Një përballje dramatike, me sete që u mbyllën me diferencë minimale, përfundoi në duart e Ferizajt, që e fiton këtë trofe për herë të dytë në histori.

Kapiteni i Ferizajt, Durin Rexhepi e pranoi Kupën e Kosovës nga presidenti i Federatës së Volejbollit të Kosovës (FVK), Bahri Gjinovci. Çmimi MVP i finales iu nda Adriatik Berishës, një nga lojtarët kyç të Ferizajt, nga sekretari i përgjithshëm i FVK-së, Valon Nikqi.

May be an image of 4 people and text that says "Mu rayet travet GAGRIBAU 一 VLERASPORT SPORT VLERA FVK Roiffeisen Bank KUPA UPAEKOSOVES202 E KOSOVES 2025 Be ARRPI"

KVF Ferizaj është fitues i Kupës, pasi triumfoi në finalen ndaj Skenderajt me rezultat 3:1. Një përballje e fortë, ku Ferizaj tregoi forcën e vet për të rrëmbyer trofeun e çmuar, për herë të parë në historinë e re të klubit. MVP e finales u shpall Vesa Shabani e KV Ferizaj, ndërsa çmimin ia dorëzoi Bahri Gjinovci, president i FVK-së. Kupën për KV Ferizaj e dorëzuan Ismeti Krasniqi, kryetar i Komitetit Olimpik të Kosovës dhe presidenti i FVK-së, Bahri Gjinovci.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Komunës së Zveçanit, Ilir Peci, ka reaguar pas…