Ferizaj fiton titullin e kampionit

23 qershor 2020 | 21:36

Ferizaj është kampion i Kosovës në hendboll në konkurrencë të femrave.

Në finale, Ferizaj ishte më i suksesshëm se Istogu, pas dy ndeshjeve. Ndeshja e parë në Ferizaj u fitua nga skuadra vendase me rezultat 34:29. Të martën Istogu fitoi me rezultat 27:26, por festa i takoi lojtareve të Ferizajt.

Kupën e kampionit, presidenti i FHK-së, Eugen Saraçini, ia ka dorëzuar kapitenes së Ferizajt, Y. Kupina.

Ferizaj për herë të parë garoi në Superligë, ndërsa ia doli të fitoi titullin e kampionit. Përvoja e lojtareve të kësaj skuadre e ka bërë dallimin. Në gjysmëfinale dhe finale të plejofit është dalluar portierja me përvojë, Rogova. Ajo edhe të martën thuajse e mbylli portën e Ferizajt.

Në ndeshjen e së martës në të cilën Istogu ishte vendas, Ferizaj ka qenë në epërsi për kohë të gjatë. Ka nisur shkëputjen pas minutës së 15-të, ndërsa pjesa e parë përfundoi 13:10 për ferizajaset. Në minutën e 50-të rezultati është barazuar në 20:20. Më pas ka vazhduar lojë e barabartë. Në minutën e fundit Istogu shënoi dy gola dhe fitoi ndeshjen, por që nuk ishte mjaftueshëm për të fituar titullin e kampionit. Istogu ishte kampion edicionin e kaluar.

Pos portieres Rogova, te Ferizaj janë dalluar edhe A. Kelmendi me 7 gola, Basha me 6 gola e Salihu me 5 gola. Por kontribut kanë dhënë edhe të gjitha lojtaret tjera.

Te Istogu me efikasitet u dallua Rugova me 10 gola.

Istogu – Ferizaj 27:26 (10:13)

Istogu: Shehdadi, Ujkiq 2, Berisha, Milatoviq 2, Hetemi 5, Shatri, Rugova 10, Fejza, Venetski 2, Rexhaj, Halitaj 1, Ahmetxhekaj, Ferataj 5.
Ferizaj: Rogova, Basha 6, Salihu 5, Sylejmani, Fazlija 3, Kelmendi 7, Domaneku, Reqica, Gashi 4, Kupina, Koneski 1, Misini, Thaqi, Dinolli, Ma. Dinolli, Haliti.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Infektologu Ilir Tolaj ka thënë në emisionin Pressing në T7…