
Ferizaj, Gjimnazi i vjetër shndërrohet në shkollë arti
23 nëntor 2023
| 14:06
Pas restaurimit të objektit të shkollës së parë shqipe në Ferizaj, “Ismail Qemali” (ish-Gjimnazi i vjetër), Komuna e Ferizajt ka nisur procedurat për shndërrimin e tij në shkollë arti.
Lajmin e ka bërë me dije kryetari i kësaj komune, Agim Aliu.
“Mbetet në destinimin e saj fillestar, pra institucion shkollor duke nisur procedurat për ta kaluar shkollën e arteve në Ferizaj në këtë objekt”, ka shkruar ai në “Facebook”.