
Ferizaj: Godet me thikë vëllain e vet
17 janar 2019
| 11:38
Policia e Kosovës ka bërë me dije se një person është arrestuar në Ferizaj, pasi i njëjti e ka goditur me thikë vëllain e tij.
Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe i njëjti është dërguar për tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.
/Epoka e re/