Ferizaj ia thellon krizën Dukagjinit

04 tetor 2024 | 17:00

Ferizaj e mposhti Dukagjinin me rezultat 2-1, në ndeshjen e parë të javës së tetë në Superligën e Kosovës në futboll. Vendasit ishin skuadër më e mirë në pjesën e parë të ndeshjes ku edhe realizuan dy gola.

Abdul dhe Sadriu shënuan dy gola në këtë pjesë, derisa mysafirët u munduan të rikthehen në lojë, por krejt çka arriti ishte goli i shënuar nga Altin Merlaku, në minutën e 83-të.

Pas kësaj fitore, Ferizaj ngritët në kuotën e shtatë pikëve, kurse Dukagjini mbetet në kuotën e gjashtë pikëve.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Bordi ekzekutiv i Bankës Qendrore (BQK) ka njoftuar se ka…