Ferizaj kalon në shoqëri aksionare
13 gusht 2019
| 17:38
KF Ferizaj ka marrë një lajm të mirë nga Ministria e Tregtisë dhe Industrisë, derisa është licencuar si shoqëri aksionare.
Klubi është shndërruar në shoqëri aksionare. Investitorët e huaj nga Anglia do të kenë 51% të aksioneve, ndërsa vendorët 49%. Klubi ka filluar përgatitjet për sezonin e ri dhe ditë më parë ka emëruar trajner Bekim Isufin. Ky i fundit do të debutoj të dielën ndaj ish-skuadrës së tij Dritës.
“Klubi ynë është në shoqëri aksionare. Zyrtarisht morëm certifikatën e biznesit për klubin tonë, i cili edhe zyrtarisht është pjesë shoqërisë aksionare”, thuhet në njoftimin e skuadrës së Ferizajt.
/Epoka e re/