Ferizaj, kompletohet infrastruktura në rrugën nga Xhamia dhe Kisha deri te Teatri
Pas rregullimit të trotuareve, mbjelljes së drunjve dekorativ të hënën u kompletua edhe me një shtresë asfalti, segmenti i rrugës “Dëshmorët e Kombit”, përkatësisht pjesa nga Teatri “Adriana” deri tek Xhamia e Madhe dhe Kisha Ortodokse.
Zhvillimi i këtij projekti, flet për qasjen që ka qeverisja Aliu, vet i pari i komunës, Agim Aliu për të modernizuar e rregulluar infrastrukturën e munguar për dekada në zonën e qendrës së qytetit.
E për inspektimin e punimeve në këtë projekt dolën nënkryetari i komunës, Arton Gavazi, drejtori i Urbanizmit dhe Mjedisit, Lulzim Aliu dhe drejtori i Infrastrukturës, Arbër Bytyqi.
Ky i fundit tha se me këtë projekt, po trajtohet pas dekadave mostrajtimi kjo pjesë e qendrës së qytetit dhe se si projekt do të sjell dobi të shumta për banorët dhe bizneset e kësaj zone.
“Ashtu siç e kemi thënë në vazhdimësi që fokusi i jonë, gjegjësisht projektet infrastrukturore do të jenë të fokusuara në zonën urbane, atë po e dëshmojmë në vazhdimësi dhe ky është njëri nga ato projektet, projekti i rregullimit të infrastrukturës në qendrën e qytetit”, ka thënë drejtori Bytyqi.
(Q. R / Epoka e re)