Ferizaj konfirmon ndarjen me katër futbollistë

03 qershor 2022 | 17:00

Skuadra e Ferizajt ka bërë një sezon të mrekullueshëm në Ligën e Parë me çka kulmoi rikthimi në BKT Superligë.

Mirëpo katër prej futbollistëve meritorë për këtë sukses janë larguar të premten nga ky klub. Bëhet fjalë Dardan Çerkinin, Egzon Shabanin, Drilon Sadikun dhe Albion Kurtajn.

“Lojtarët e skuadrës sonë, Dardan Çerkini, Egzon Shabani, Drilon Sadiku dhe Albion Kurtaj, nuk do t’i mbrojnë në vazhdim ngjyrat e Klubit FC Ferizaj. Klubi me lojtarët e apostrofuar nuk gjeti gjuhën e përbashkët për ta vazhduar bashkëpunimin. Klubi i falënderon për kontributin e dhënë, duke u dëshiruar shëndet dhe suksese në karrierë. Ju priftë e mbara dhe suksese!”, thuhet në njoftimin e skuadrës së Ferizajt.

/Epoka e re/ 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
04.06.2022 Punime të domosdoshme për siguri të sistemit Mitrovicë 1.…