Ferizaj krenohet me fitoren ndaj Dritës
Skuadra e Ferizajt e nisi në mënyrën më të mirë edicionin e ri futbollistik në IPKO Superligë, pasi në ndeshjen e parë arriti fitore ndaj Dritës në Gjilan (0-1).
Kjo skuadër paralajmëron se paraqitjet e mira dhe rezultatet pozitive synohen edhe në ndeshjet tjera të radhës.
“Skuadra ka mbajtur stërvitjen e radhës, pas fitores së madhe në udhëtim ndaj Dritës, në javën e parë në IPKO Superligën e Kosovës. Atmosfera brenda klubit është e mrekullueshme, dhe futbollistët së bashku me shtabin teknik dhe trajnerin kanë premtuar angazhim në çdo ndeshje, që të arrijmë suksese që qyteti ynë dhe tifozeria ‘Ujqit’ i meritojnë. Këta djelmosha na kanë bërë krenar të gjithëve me paraqitjen e tyre, andaj edhe mbështetja jonë nuk duhet të mungojë në ndeshjet e radhës, që të vazhdojmë me rezultate pozitive”, thuhet në njoftimin e Ferizajt.
/Epoka e re/